Shpëtim Duro është duje kryer një punë majft të mirë në stolin e Srugës. Pasi i shpalli kampionë të Maqedonisë së Veriut, trajneri shqiptar mori një barazim në ndeshjen e parë të turit të parë të Ligës së Kampionëve. Nesër në orën 17:00 do të luhet ndeshja e kthimit kundër Zalgirisit dhe Duro mban të ulur dozën e euforisë. Në konferencën për shtyp në prag të sfidës, ai ka thënë se lituanezët janë favoritë në këtë takim, por kjo nuk do t’i ndalojë lojtarët e tij që të provojnë kualifikimin.
“Në ndeshjen e parë bëmë një paraqitje të mirë, mund të them gjithashtu se edhe rezultati ishte i pranueshëm, kishim mundësinë të merrnim më shumë, por unë e kam thënë që pas përfundimit të ndeshjes së parë, se janë dy ndeshje për t’u luajtur dhe për t’u interpretuar, kështu që përqendrimi është te loja e ditës së nesërme. Është çdo gjë e hapur, pavarësisht avantazhit të rezultatit që kishim në ndeshjen e parë, po them se çdo gjë do të jetë e hapur.
Ne, si ekip, nuk fluturojmë shumë, madje jemi shumë modestë në të gjitha aspektet dhe në të gjitha pikëpamjet: të drejtuesve të klubit, stafit teknik dhe futbollistëve. Ne jemi të ndërgjegjshëm që, pavarësisht paraqitjes së mirë dhe rezultatit pozitiv, çdo gjë është e hapur. Në këtë aspekt e dimë se kundërshtari ka një një eksperiencë të jashtëzakonshme në ndeshjet europiane.
Nuk duam ta mendojmë ndeshjen në Zalgiris, kjo është një ndeshje tjetër që duhet luajtur, duhet interpretuar dhe për të marrë në fund maksimumin. Nuk ka asnjë lloj doze euforie, vetëm seriozitet dhe koncentrim maksimal.
Sigurisht, unë e kam thënë edhe para zhvillimit të ndeshjes së parë, që për shumë faktorë Zalgirisi është favorit ndaj nesh, si nga eksperienca, buxheti, që mund të them se është 20 herë më shumë se i Strugës. Këtë e dëshmoi edhe gjatë sezonit të kaluar, duke shkuar deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke eliminuar skuadra si Malmo, Ballkanin, etj. Por, e thashë, në futboll, sidomos ndeshja e parë tregoi që nuk kishte shumë diferencë në fushën e lojës, shpresoj edhe kjo ndeshje të jetë interpretimi i atillë, që i gëzon këto favore që ka kundërshtari.
Shpresoj që stadium të jetë i mbushur, për aq sa na lejon rregullorja, ne i kemi vuajtur gjatë kampionatit, pasi jemi skuadër e re. Megjithatë, nesër them se stadiumi do të jetë i mbushur dhe në përkrahje të skuadrës”, ka deklaruar Shpëtim Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/