“Ilir Daja më ndryshoi jetën”, lojtari i Ballkanit ngre lart punën e trajnerit: Futemi në fushë me idenë se nuk do ia kemi frikën askujt

Ilir Daja ka sjellë një ndryshim mjaft të madh në Suharekë. Trajneri kryeqytetas ka udhëhequr Ballkanin drejt dy titujve kampionë radhazi si dhe siguroi kualifikimin historik në grupet e Ligës së Konferencës. Puna e tij vlerësohet edhe nga vetë futbollistët. Emërllahu ka thënë në një intervistë për gazetën “KOHA” se Ilir Daja i ka ndryshuar jetën, duke e ngritur në qiell kreun e pankinës së Ballkanit.

“Mund të them që nuk kam pritur një përparim kaq të madh, pasi kam qenë vetëm te Ballkani që nga fëmijëria. Por me ardhjen e profesorit Ilir më ndryshoi e gjithë qasja, mund të them e gjithë jeta ime.

Mund të them që me këtë grup lojtarësh që kemi dhe me stafin teknik shumë të mirë, besuam. Futemi në fushë me atë idenë që do të fitojmë dhe nuk do t’ia kemi frikën askujt dhe besoj se kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Duhet të paraqitemi si në Kosovë, ta mbajmë topin dhe t’i shfrytëzojmë rastet që do t’i kemi”, ka thënë Lindon Emërllahu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online