Firmosin Mustafa dhe Neziri, ndërsa sot të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe kroati Fushtar. Skuadra e Ndreut kompletohet me elementë cilësorë
Kamza 3–1 Partizani U-19
Shënues: Neziri 18’, Idrizaj 50’, Xhafa 82’ / Daci 61’
Kamza: Halili, Frashëri, Leilis, Fushtar, Idrizaj, Zefi, Mustafa, Neziri, Mehmeti, Rezi, Fukui. U aktivizuan dhe Gjonikaj, Koleci, Ymeri, Arabal, Zuna, Lame, Rami, Mumajesi, Xhafa, Syziu, Rasha. Trajner: R.Ndreu.
Partizani U-19: Hida, Fetaj, Çela, Prodani, Dishani, Bajramaj, Bakalli, Xhymerti, Haxhiu, Daci, Kodra. U aktivizuan dhe Harjo, Lala, Demiri, Dervishi, Gjinaj, Dosti, Shehu, Çepele, Ibrahimaj, Tanushllari, Çelanji. Trajner: Y.Shehu.
Gjyqtarët: K.Kola, G.Cenolli, E.Spahiu (Tiranë)
Nuk di të ndalet Kamza, skuadra e drejtuar nga trajneri Ramadan Ndreu, në merkaton e verës. Dhe dje ka bërë dy blerje, mesfushorin Argjend Mustafa, i cili është bërë i njohur në Superiore me aktivizimin te Partizani dhe te Laçi, ndërkohë që pati një aventurë të shkurtër edhe me Tiranën, si dhe mbrojtësin e majtë Neziri, i cili vjen nga Prishtina. Sot pritet të nënshkruajë me Kamzën edhe qendërmbrojtësi
MIQËSORJA – Kamza luajti dje një ndeshje miqësore me Partizanin U-19, ku fitoi 3-1. Golat u shënuan nga Neziri, Idrizaj dhe Xhafa, Lojtari nga Prishtina shënoi në minutën e 18-të me një goditje nga rreth 30 metra. Dyfishoi Idrizaj me një parabël të bukur, ndërsa goli i tretë u shënua nga Xhafa nga fare pranë portës kundërshtare. Golin e vetëm për të kuqtë e vegjël e shënoi Daci. Në këtë ndeshje u aktivizuan edhe afrimet e fundit të Kamzës, Mustafa dhe Neziri e Fushtar. Ky i fundit zyrtarizohet sot.