Shumë dyshime te ekipi i Kamzës, pasi një pjesë e madhe e titullarëve janë larguar nga skuadra. Të gjithë futbollistët që kishin oferta nuk qëndruan më të prisnin ekipin kamzali. Nuk dihet se kush nga lojtarët e sezonit të shkuar do të qëndrojë akoma me ekipin e presidentit Naim Qarri, por kjo do të shihet të hënën.
Drejtuesit kanë lajmëruar futbollistët e tyre se stërvitjet për sezonin e ri do të nisin ditën e hënë. Dyshime ka dhe për afrimin e trajnerit italian, Vierkovud. Ky i fundit ka mësuar ndryshimet e fundit në kampin e Kamzës dhe nuk është aspak i kënaqur, pasi nuk ka shumë futbollistë në dispozicion. Kamza ka kohë për të ndërhyrë në merkato, prandaj duhet parë se si do të shkojë kjo periudhë vere për të kuptuar dhe objektivat dhe premisat e skuadrës për sezonin e ri.