Kamza trondit Teutën, Moçka sërish vendimtar në Durrës

Ndeshje e çmendur në Durrës. Gjashtë gola por pa fitues në një takim që pati shumë emocione. Ishte Teuta që shënoi 2 herë në pjesën e  parë me anë të Latif fillimisht dhe më pas Alhasanit. Plaku hapi sfidën fillimisht me një gol pak minuta para fundit të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë miqtë e shtuan presonin dhe e gjetën golin e barazimit në të 77-ën, Teuta u zgjua dhe kërkoi të kalonte sërish në avantazh, por në sekondat e fundit të kohës së rregullt ishte Kamza që me anë të Filit, të aktivizuar në pjesën e dytë, gjeti golin. Nuk kishte mbaruar asgjë, pasi Hakaj pak sekonda më vonë goditi traversën. Në goditjen e fundit nga këndi për vendasit Moçka godet me kokë, topi ndalet por Latif ndjek aksionin dhe gjen golin e barazimit. Nga një pikë për të dyja skuadrat në një ndeshje spektakolare. Më shumë duket se i shkon për shtat Kamzës që ruan diferencën me Teutën.

Teuta 3–3 Kamza

Shënues: Latif 13′, 90+4, Alhasan 32’/ Plaku 41′ Çukoviç 77′, Fili 90′

GOLAT

13’ – Hakaj hedh një top nga rivënia anësore, nuk largon mbrojtja mike dhe Latif me të djathtën nuk gabon, duke shënuar një gol mjaft të bukur.

32′ – Alhasan nuk gabon nga fare pranë portës, duke dyfishuar rezultatin pas pasimit nga e djathta.

41′ –  Plaku bën gjithçka vetë nga e majta dhe i vetëm me Moçkën edhe pse në njëpozicion diagonal tregohet i saktë.

77′ – Harkim i bukur i Fukuit nga e djathta, Çukoviç  depërton pas shpinës së mbrojtjes vendase dhe gjen golin e barazimit.

90+4’- Një top i ardhur nga këndi goditet nga Moçka, ndalet në rrëmijë, Latif vigjilent ndjek aksionin dhe barazon shifrat.

Teuta: Moçka, Gjeorgievski, Hila, Hrkaç (Shkalla 61′), Hakaj, Beqja (Vila 79′), Çyrbja, Dediç, Lajthia (Kruja 70′), Latif, Alhasan. Trajner: Gentian Begeja. (Të gatshëm: Kastrati, Hugo, Peqini, D. Bilali).

Kamza: Avdyli, Frashëri, Çukoviç, Kuqi, Zguro, Arrabal, Malaj (Zefi 67′), Rezi (Fili 46′), Mehmeti (Ymeri 74′), Fukui, Plaku. Trajner: Julian Ahmataj. (Të gatshëm: Gjonikaj, Lelis, Idrizaj, Basha).

Gjyqtarë: L. Alla, D. Korreshi, D. Myftari, M. Qose, E. Sino, O. Ferataj.

Kartonë të verdhë: Beqja 64’/ Rezi 45+1′, Plaku 86′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online