Ahmataj: Mëkat, fitorja një hap larg

Trajneri i Kamzës, Julian Ahmataj, ka mbetur i kënaqur nga barazimi në Durrës, duke parë reagimin e shkëlqyer të skuadrës pas rezultatit 2-0 për Teutën, por nuk e mohon që dëshpërimi është i madh për fitoren e munguar.

“Ishte një ndeshje shumë delikate ndaj një Teute me traditë dhe që ka dhënë shumë dhe do japë shumë në futbollin shqiptar, ndaj para ndeshjes ishim të kënaqur me një pikë. Mund të kishim humbur, pësuam dy gola të evitueshëm për gabimet tona dhe duhet të punojmë shumë për të rregulluar gjërat. Më pas shënuam, gjetëm moral dhe arritëm të kalonim në avantazh, ndaj jemi të hidhëruar për mënyrën si na iku fitorja.

“Premio? Pa diskutim që do të ketë, kryebashkiaku dhe presidenti do ta shpërblejnë skuadrën, për t’i qëndruar pranë në një moment ku duhet mobilizim maksimal.

“Zguro? Kishte përballë një ndër lojtarët më të mirë të Teutës dhe të kampionatit shqiptar, gabimet janë normale në futboll dhe gabimet e skuadrës do t’i shohim me qetësi gjatë javës. Nuk mund të them asgjë pas ndeshjes se kush gaboi, futbolli është lojë me gabime, por rëndësi ka që gabimet të mos ndikojnë të rezultati.

“Barazimi? Unë u mërzita se nuk fitova, dua gjithnjë fitore dhe nuk e kam si psikologji që ta nis duke luajtur vetëm për barazim.

“Arbitrimi? Nuk merrem unë me këtë pjesë, nuk më takon. Unë merrem me anën teknike dhe dua që edhe lojtarët të mos kontestojnë fare, siç u pa sot.

“Lelis? Ka qenë në gjendje fizike jo të mirë, ndaj kemi besuar tek eksperienca e Kuqit. Është edhe Arrabal një alternativë në qendër të mbrojtjes, por ai luan më shumë në mesfushë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online