Kukësi dhe Laçi kanë mundësinë të ngjiten në renditje dhe t’i afrohen Skënderbeut kryesues, që u ndal në shtëpi me Tiranën. Verilindorët luajnë në Shkodër kundër Kamzës, një ekip me lojtarë cilësorë në përbërje. Për këtë arsye nuk do të jetë aspak e lehtë.
Për trajnerin Cungu rikthehet i gatshëm kapiteni Ylli Shameti, i cili mungoi ndaj Teutës për shkak dëmtimi. Dilema më e madhe ka të bëjë me lojtarin që do të zëvendësojë Musollin në qendër të mesfushës. Te Kamza pritet të mos ketë ndryshime në formacion.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 5
E diel, më 23 shtator, ora 18:45
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Kukësi-Kamza
Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Zguro, Ethemi, Dzaria, Limaj, Uilliam, Shafik Tigruxha, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu
Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Idrizaj, Malaj, Mehmeti, Plaku, Roloviç, Fukui, Martinena. Trajner: Klodian Duro
Gjyqtarë: Blerim Ziri, Endrit Veseli, Erind Burgu, Klajdi Kola
Delegat: Petrit Brahja; Vëzhgues: Idriz Gashi
Tjetër ndeshje e rëndësishme është ajo që luhet në Fushë-Krujë mes Kastriotit dhe Laçit. Krutanët deri më tani kanë marrë vetëm tre pikë dhe mbijetesa arrihet duke fituar ndeshjet brenda. Deri më tani në stadiumin “Redi Maloku” kanë luajtur vetëm kundër Skënderbeut dhe janë mposhtur.
Trajneri Plori gjatë këtyre javëve ka bërë shpesh ndryshime në formacion, kurse Laçi pritet të rreshtohet njëlloj si ndaj Partizanit. Gjatë javës ka pasur pikëpyetje për Xhixhën, i cili pësoi një dëmtim kundër të kuqve dhe ishte në luftë me kohën për t’u rikuperuar. Deri më tani kurbinasit nuk kanë pësuar asnjë humbje na kampionat.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 5
E diel, më 23 shtator, ora 15:45
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë
Kastrioti-Laçi
Kastrioti: Kuka, Husein, Lila, Çela, Stijepoviç, Mziu, Shehu, Çutra, Bardhi, Roxher, Marku. Trajner: Elvis Plori
Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Najdenov, Shtubina, Xhixha, Altiparmakovski. Trajner: Artan Mërgjyshi
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Gernat Qirici, Rudin Preça, Kreshnik Barjamaj
Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Astrit Dervishi