Kamza rinohet, prezantohen edhe dy talente

Kamza e sezonit të ardhshëm do të jetë shumë shqiptare dhe e re në moshë. Shumë nga emrat e sezonit të shkuar kanë rinovuar, ndaj boshti është goxha solid, por ndërkohë klubi ka larguar shumë lojtarë që nuk kishin peshë në ekip dhe tashmë po afrohen të rinj me të ardhme.

Sot në mesditë u prezantua sulmuesi Klevis Sadiku, ndërsa në mbrëmje janë prezantuar edhe dy të rinj të talentuar, Albi Koldashi dhe Majkël Peçi.

I pari ishte pjesë e Kukësit deri këtë verë, por në një ekip të mbushur me emra cilësorë dhe me shumë presion hapësira ishte e vogël. Tani 21-vjeçari shkon te Kamza, ku kërkon të nisë fluturimin.

Sot ka firmosur edhe Majkël Peçi, mesfushor ofensiv shumë interesant. 21-vjeçari, ashtu si Koldashi, ka firmosur kontratë 2-vjeçare, çka tregon se projekti i Kamzës është afatgjatë. Peçi luajti mes Korabit e Burrelit 24 ndeshje e shënoi 6 gola sezonin e fundit, duke shkëlqyer sidomos në Burrel, ku ishte vendimtar, ndaj duket gati për Superioren. Të gjitha lëvizjet kanë pasur protagonist drejtorin sportiv të Kamzës Andi Matraxhiu, i cili beson shumë te puna me të rinjtë shqiptarë, të mirë dhe të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *