Kamza prezanton Avdylin

0

Paraditen e sotme skuadra e Kamzës ka prezantuar afrimin e rradhës. Ashtu siç ishte lajmëruar prej ditësh, sot ka ardhur dhe prezantimi i portierit Ilir Avdyli. Ish-portieri i Shkëndijës është bashkuar me skuadrën e Ramadan Ndreut. Ishte vetë presidenti Naim Qarri i cili ka pozuar me portierin që në të shkuarën ka qenë pjesë e Tiranës në Superiore.Pas largimit të Halilajt, Avdyli pritet të jetë gardiani i ri i kamzalinjve. Portieri ka firmosur për një sezon me skuadrën e Kamzës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.