Kamza në stërvitje, sot edhe Raçiç

Të besuarit e Ramadan Ndreut kanë nisur javën anti-Kukës, por mendja është tek sulmuesi serb, që do të konsolidonte repartin e avancuar

Kamza synon që të bëhet “hirushja”e edicionit të ri. Presidenti Naim Qarri në bashkëpunim me Bashkinë, kanë investuar në merkato duke afruar emra cilësor. I vetmi repart i paplotësuar është ai i sulmit, por vetëm teorikisht, pasi Kamza e ka arritur marrëveshjen me “gjahtarin” e golit, i cili është i njohur në Superiore. Në Kamzë sot del në stërvitje Stefan Raçiç, për të mbyllur merkaton, megjithatë nuk do të mbyllej dera nëse nga Korça do të sinjalizohej që Sebino Plaku duhet të marrë valixhet. Gjithsesi vëmendja është tek sulmuesi serb, i cili pritet të bashkohet me skuadrën, duke konfirmuar dhe njëherë pretendimet e Kamzës për sezonin e ri. Pas afrimit të shumë lojtarëve me eksperiencë, ish-sulmuesi i Partizanit pritet të marrë përsipër të bëhet lokomotiva që të tërheqë skuadrën.   

KAMPIONATI – Java e parë e kampionatit për Kamzën rezervon përballjen me Kukësin. Duke qenë se do të ndeshet me kampionët në fuqi, kjo do të jetë ndeshja hapëse e kampionatit dhe Kamza po merr masat e duhura për të surprizuar verilindorët, të cilët në shtëpinë e tyre janë mjaft të fortë. Trajneri Ramadan Ndreu po punon intensivisht që në Kukës të bëjnë surprizën e madhe, duke shfrytëzuar dhe faktin se kuksianët do të zbresin në fushë tre ditë më herët për të luajtur Superkupën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *