Kamza në Ohër, titullarët marrin vendimin

Prej javësh Kamza është përgatitur mes dilemave të merkatos dhe pasigurisë për te ruajtur boshtin e ekipit. Një situatë, që e ka shqetësuar jo pak trajnerin Devolli, e cila vazhdoi deri përpara startit të përgatitjeve në Ohër.

Titullarët nuk kishin rinovuar kontratat, sepse pretendonin një pjesë të kësteve nga klubi, ndërsa deri në fund u rrezikua bojkoti. Lojtarët kryesorë paralajmëruan te drejtuesit se në rast se nuk gjendej një zgjidhje, nuk do të udhëtonin me ekipin për fazën përgatitore.

Akordi u gjet duke kënaqur të dy palët. Lojtarëve i’u plotësua kërkesa, ndërsa klubi evitoi eksodin dy javë para startit të kampionatit. Kamza udhëtoi në Ohër me lojtarët kryesorë, për një tjetër sezon ku do të synohet mbijetesa.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *