Kamza emëron menaxherin e njohur si drejtor sportiv

Është zyrtare: Kamza do të ketë drejtor sportiv menaxherin Andi Matraxhiu. Elbasanasi, themelues i agjencisë EFA, ka bashkëpunuar prej vitesh me presidentin Naim Qarri, ndërkohë që tanimë flitet për një bashkëpunim të një tjetër niveli.

Disa prej lojtarëve që ai menaxhon ndihmuan Kamzën vjet të qëndronte në Superiore. Përmes faqes zyrtare në “Facebook” është bërë e ditur diçka e tillë dhe pritet të shihen frytet e këtij bashkëpunimi.

Matraxhiu më parë ka qenë pjesë e Sopotit, ndërkohë që ka ushtruar edhe profesionin e gazetarit sportiv. Tanimë edhe për të nis një eksperiencë e re dhe në një klub të Superiores, çka përbën edhe një sfidë për të.

Nga ajo që mëson “Sport Ekspres”, Matraxhiu do të bëjë edhe menaxherin e klubit, ndërkohë që ka nisur nga puna dhe pritet të sjellë edhe tre lojtarë nga jashtë vendit në ditët e ardhshme. Sa i takon emrave, do të zbulohet gjithçka në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *