Kamza e kishte mbyllur diskutimin e kualifikimit që para dy javësh, ndaj sot kundër Ilirisë ishte thjesht një miqësore, ku dy trajnerët provuan shumë lojtarë stoli, ose ata që kanë pasur probleme fizike e kanë nevojë për minuta.
Ndeshja ishte mediokre: përfundoi 5-1 për Kamzën, që dominoi tërësisht, duke mbyllur gjithçka në 52 minuta. Gola për të tërë, me Rezin që konfirmon se është në formë të shkëlqyer, duke shënuar 2 herë, pas golit në kampionat ndaj Skënderbeut.
Edhe një herë, ndeshje të tilla luhen kot, pasi turi i parë krijon çifte me disnivel të frikshëm.
Kupa e Shqipërisë / Turi i Parë
KAMZA – ILIRIA 5-1 (2-0)
Golat: Mehmeti 28′, Frashëri 37′, Mumajesi 40′, Rezi 45′, 52′ / Ikonomi 42′