Kamza ka një ndeshje të vështirë këtë javë kundër Skënderbeut. Skuadra periferike e kryeqytetit ka edhe një problem tjetër që lidhet me mungesat. Prej kohësh Orjad Beqiri nuk është i gatshëm për stafin teknik, çka ka bërë që Arrabal të kthehet në prapavijë.
Së fundmi ka pasur probleme edhe për mesfushorin Argjend Malaj,kurse mbrojtësi Hektor Idrizaj u dëmtua në ndeshjen e fundit me Flamurtarin. Në ndeshjen me ish-skuadrën e tij në Korçë ai pritet të mungojë.
Trajneri Duro duhet të gjejë një zëvendësues dhe pritet që nga minuta e parë kundër Skënderbeut të aktivizojë Klaudio Bonani. Mbrojtësi i majtë është afruar këtë verë, por nuk është se ka pasur shumë hapësira.