Kamza denoncon sërish: Shikoni golin e Vllaznisë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Klubi i Kamzës ka reaguar sërish përmes një postimi në faqen zyrtare, ku fton opinion publik që të shohë golin e dytë të Vllaznisë kundër Kukësit, duke akuzuar më tej se po luhet një lojë e pandershme dhe se ky është kampionati i pazareve dhe qokave.

“Meqenëse reagimet dhe parashikimet tona janë të pabaza dhe shpifje atëherë e ftojmë të gjithë opinionin publik apo edhe ato qe nuk ishin dakord me deklaratat tona të komentojnë pak golin e dytë të shënuar nga Vllaznia.

Kjo nuk është Superliga shqiptare, por është Superliga e pazareve dhe qokave.

Por, ne nuk dorëzohemi dhe do vazhdojmë të luftojmë deri në minutën e fundit, sepse nuk na ka falur njeri deri më tani dhe çdo pikë të marrë e kemi me mund e me gjak”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *