Kampioni i fushës dhe primitivi i sjelljes! Djokoviç provokon Ballkanin dhe shkatërron imazhin me një foto

Novak Djokoviç është një kampion në sportin e tenisit dhe për këtë askush nuk ka dyshime. Por po me të njëjtën siguri mund të theksohet se mbetet primitiv në sjellje. Thuajse gjatë gjithë kohës tenisti serb provokon shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët, për t’i kujtuar vitet mizore.

Nga tre gishtat te fotografitë që kanë si imazhe heronjsh figura që kanë kryer masakra mbi njerëzimin. Rasti i fundit është fotografia që Djokoviç shfaqet i buzëqeshur dhe tregon Dragoljub Mihajloviç, udhëheqësi çetnik në Luftën e Dytë Botërore dhe që është përgjegjës për shumë jetë njerëzish në Kroaci, Bosnje dhe Shqipëri.

Në këto vende, mediat kanë shkruar se Djokoviç ka shkatërruar karrierën e tij që e ka ndërtuar me mund gjatë gjithë këtyre viteve, vetëm me një fotografi. Nga ana tjetër tenisti serb nuk ka bërë asnjë reagim të vetëm, duke mos parë asgjë të gabuar dhe njëkohësisht duke u përgatitur për të tjera provokime. Por në fund bota e sportit dënon lojtarët që festojnë me shqiponjë… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *