Ndryshime në kalendarin e javës së 13, ja kur luhen duelet e ditës së nesërme në Superiore

Kalendari për javën e 13 të Kategorisë Superiore ka pësuar ndryshime. FSHF-ja njofton përmes faqes së vetë zyrtare se Sektori i Garave ka vendosur që 3 ndeshjet e ditës së nesërme, më konkretisht Kastrioti-Skënderbeu, Laçi-Kukësi dhe Bylis-Tirana, të luhen 15 minuta më herët se orari i planifikuar më parë. Kështu të gjitha ndeshjet e orës 13:45 do të zhvillohen në 13:30.

Arsyeja për këtë spostim është fakti se mungon sistemi i ndriçimit në këto stadiume. Ndërkohë, sa i përket dy dueleve të tjera, nuk do të ketë asnjë ndryshim dhe do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar më parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i FSHF-së:

Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit njofton për disa ndryshime në axhendën e javës së 13-të të Kategorisë Superiore.

Ndeshjet Kastrioti-Skëndërbeu, La?i-Kukësi dhe Bylis-Tirana, të planifikuara për tu luajtur të shtunën në orën 13:45, janë afruar me 15 minuta, duke parë mungesën e sistemeve të ndri?imit në këto stadiume.

Dy ndeshjet e tjera të javës, Vllaznia-Teuta, e cila zhvillohet sot në “Loro Bori?i” dhe Partizani-Apolonia e cila zhvillohet në “Elbasan Arena” ditën e shtunë nuk kanë asnjë zhvendosje.

E premte / Ora 18:00 Vllaznia-Teuta

E shtunë / Ora 13:30 Kastrioti-Skëndërbeu

E shtunë / Ora 13:30 La?i-Kukësi

E shtunë / ora 13:30  Bylis-Tirana

E shtunë / Ora 16:45 Partizani-Apolonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online