Shkëndija e Tetovës nuk ndalet. Fitorja e 15-të ka ardhur në javën e 18-të të kampionatit dhe tashmë kryesojnë kampionatin me 46 pikë, teksa ndjek Vardari me 32 pikë, por me dy ndeshje më pak (nuk i luajti, shkak edhe impenjimet në Europa League). Kështu, skuadra kuqezi vijon që të “sundojë” dhe mbyll kështu fazën e parë bindshëm, teksa do të rikthehet të luajë tashmë në shkurt, pikërisht më 14 shkurt, dita e Shën Valentinit dhe… dashurisë.
Por, shumë dashuri nuk do të ketë në atë ditë, pasi Shkëndija do të përballet ndaj rivalëve të urryer të Vardarit, teksa ekipi tjetër shqiptar, Shkupi, i ka bërë surprizën duke i mundur 2-0 sot. Ibrahimi, Hasani dhe Zejnulai kanë qenë autorët e golave për tetovarët, ndërsa në stadium ka nisur kënga “kampionë, kampionë!”.