Frikë nga Barcelona, edhe Valencia rrëzohet

Dje Barcelona barazoi në shtëpi ndaj Selta Vigos dhe të gjithë menduan se rivalët, duke nisur nga Valencia e vendit të dytë dhe Reali e Atletiko, do të përfitonin. Ia doli me vuajtje Atletiko, ndërsa Reali barazoi në Bilbao.

Sot edhe Valencia gaboi, duke pësuar humbjen e parë në sezon, përballë Getafes, që luajti një ndeshje të madhe, me 10 lojtarë prej minutës së 25-të, duke marrë një fitore të merituar 1-0.

Ishte një mundësi e artë për Valencian që të afrohej ndjeshëm me Barcelonën, por Getafe triumfoi me një gol të Markel Bergaras në pjesën e dytë, në një ndeshje ku portieri vendas Guaita ishte heroi i ndeshjes.

Humbje e hidhur për Valencian, që gjithsesi është e dyta dhe nuk është se ka ëndërruar ndonjëherë titullin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online