Fundi i ëmbël, Siti i bën rrugë fitoret në limit

Sërish fitore, sërish 2-1, sërish në minutat e fundit. Mançester Siti ka thyer sot Uest Hemin, në një ndeshje mjaft të vuajtur, ku Uest Hemi luajti mjaft mirë dhe meritonte një pikë, duke shkuar në avantazh në pushim me një gol nga mbrojtësi Ogbona.

Skuadra londineze shfaqi përmirësime të mëdha, por nuk mjaftoi, sepse kryesuesit gjetën golat e përmbysjes në pjesën e dytë, me Otamendin dhe në fund me David Silvën. Ishte fitorja e 13-të rresht për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola, duke barazuar rekordin e Premier Ligës (mbajtur deri tani nga Sandërlendi e Prestoni 1891-92, Arsenali 2001-02 e Çelsi i sezonit të shkuar), ndërsa javën e ardhshme luhet derbi i madh kundër Mançester Junajtid, në Old Trafford.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online