Kampionati nis në shtator, gëzohet Vllaznia

Çdo klubi i sheh nga pikëpamja që i intereson vendimet e djeshme të KE-së në FSHF. Dhe për Vllaznisë, si data 9 shtator për nisjen e garës, po edhe lënia në fuqi e numri të të huajve në fushë, janë vendime të drejta të FSHF-së, që ndikojnë për mirë në skuadrën shkodrane dhe në futbollin shqiptar.

Administratori i klubit kuqezi, Astrit Gjyrezi, argumenton: “Për ne si Vllazni, janë vendime të drejta ato që ka marrë dje Komitetit Ekzekutiv në FSHF. Edhe në pyetësorin që na kishin dhënë për të plotësuar, kemi vendosur datën 9 shtator për nisjen e kampionatit. Kështu, si ekip bashkie, kemi mundësi të organizohemi gradualisht, pra kemi pak kohë më shumë në këtë drejtim.

“Për të huajt kemi qenë gjithmonë kundër shtimit të numrit të tyre, sepse kështu do të “vdisnin” akademitë e futbollit në vendin tonë. Mjaftojnë katër të huaj në fushë në futbollin tonë. Vllaznia është një klub që prodhon lojtarë dhe nuk i intereson të luajnë më shumë të huaj në fushë. Nëse duam ta zhvillojmë futbollin tonë, nuk kemi pse të shtojmë të huajt. Ndoshta ka pak vend për diskutim në lidhje me numrin e kartonëve të verdhë, që nga 3 ka shkuar në 4. Ndoshta do të ishte më mirë të bëhej 5, por edhe skualifikimi me 4 kartonë është diçka më ndryshe. E përsëris, për ne janë vendime pozitive të FSHF-së, vendime për t’u përshëndetur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online