Në Kukës nis kampionati i ri, me sfidën mes Kukësit e Kamzës që i jep startin një sezoni që premton shumë, pas sukseseve ndërkombëtare të Skënderbeut dhe përforcimeve të mëdha të shumë klubeve.
Megjithatë, ajo që bie në sy është fusha e mjeruar e Kukësit. Stadium i ndërtuar me urgjencë para pak vitesh, me parametra jo fort normalë, me një fushë të vogël dhe tribuna betoni shumë pranë fushës, por nuk mbaron me kaq.
Fusha me bar artificial është konsumuar tërësisht dhe vende vende nuk duket më bar. Federata Shqiptare i ka kërkuar shpesh Kukësit të ndërhyjë dhe po aq shpesh Kukësi ka premtuar ribërjen e fushës.
Asgjë deri tani, nuk ka fonde, ndërsa FSHF ka toleruar, duke lejuar startin e sezonit në një fushë në gjendje aspak të mirë, krahasuar me gjithë stadiumet e tjera të Superiores.