Kampionati Kombëtar 5×5/ Zona e Durrësit nxjerr në finale KS1-Armata e Veriut, Tirana në ethet e play-off

Kampionati i futbollit amator 5×5 po i afrohet fazës më delikate të sezonit, teksa po përvijohen edhe skuadrat protagoniste që do të formojnë edhe grupin final. Aktualisht, zona e Durrësit ka tashmë dy ekipet finaliste, pasi këtë fundjavë u luajtën ndeshjet gjysmëfinale. Lorenco SHPK u mund nga KS1 me rezultatin 0-1, ndërsa Armata e Veriut mposhti me shifrat 5-4 FJT Auto. Kësisoj, në finalen e Durrësit do të përballen KS1 – Armata e Veriut, me sfidën që do të luhen të hënën e ardhshme në mbrëmje.

Ndërkaq, në kampionatin rajonal të Zonës së Tiranës jemi në fazën play-off, ku marrin pjesë 16 ekipe e më konkretisht 2 ekipet e renditura të parat në 6 grupet dhe katër vendet e treta më të mira. Në fillim të javës së ardhshme do të nisin dhe ndeshjet me eliminim direkt në kryeqytet, që është edhe zona me më shumë ekipe pjesëmarrëse në sezon, plot 58 të tilla.

Përtej zonës së Tiranës pritet që javët e ardhshme të përfundojë edhe play-off-i në zonën e Korçës, Elbasanit e Cërrrikut dhe më pas do të nisë kampionati kombëtar ku marrin pjesë 32 ekipet më të mira në Shqipëri, prej të cilave 18 vijnë nga Tirana, 4 nga Durrësi, 2 nga Elbasani, 2 nga Cërriku, 2 nga Shkodra, 2 nga Fieri dhe 2 nga Lezha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online