Është e pabesueshme se si gjërat nuk ndryshojnë asnjëherë në këtë drejtim. Kampionati mbaron gjithnjë në maj, por klubet që duhet të bëjnë punime në stadiumet përkatëse për të nisur sezonin e ri në superior nuk kanë bërë asnjëherë asgjë deri në mesin e korrikut.
Kështu ka ndodhur në 2015 kur Tërbuni dhe Bylis u ringjitën në Superiore, kështu ndodhi dhe sezonin e shkuar kur Korabi dhe Luftëtari nuk kishin një impiant gati në javën e parë.
Kështu mund të ndodhë dhe këtë sezon me dy ekipet që erdhën nga kategoria Superiore, Kamza dhe Lushnja. Të dyja premtojnë se në 9 shtator do jetë gjithçka gati, por nëse kampionati do fillonte nesër impiantet përkatëse nuk do licencohen.
Pikëpyetja është gjithnjë e njëjtë, përse i nisin punimet kaq vonë?