Kambana izraelite për Gledi Micin

Gledi Mici ka qenë një nga mbrojtësit më të spikatur të linjës së majtë në edicionet e fundit. 27-vjeçari i cili ka luajtur me Kamzën, Flamurtarin, Kukësin dhe Skënderbeun së fundmi, ku ka bërë mjaft mirë kudo. Pas aventurës në Korçë, Mici është një lojtar i lirë dhe shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e tij, ku mund të veçohet Skënderbe udhe Flamurtari.

“Sport Ekspres” mëson se e ardhmja e fierakut mund të jetë jashtë Shqipërie. Ashtu siç bëhet me dije për mbrojtësin ka interesim nga Izraeli, por nuk bëhet i ditur emri i klubit që e kërkon. Nuk do të ishte aspak çudi që këtë verë Mici të provojë një eksperiencë të re jashtë vendit. Do të ishte hera e parë për 27-vjeçarin në një kampionat larg Shqipërisë.

Gjithçka pritet që të vendoset shumë shpejt, pasi në Skënderbeu dhe Flamurtari nuk mund të presin pafundësisht për përgjigjen e lojtarit në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *