“Kam shumë oferta serioze, edhe nga Shqipëria”! Mirsad Jonuz tregon interesin pas largimit nga Vllaznia

Nga Klaudio Ndreca

Mirsad Jonuz është larguar në mënyrë të papritur nga Vllaznia duke e bërë njoftimin zyrtar në ditën e djeshme. Kontrata e tij me shkodranët përfundonte në datën 31 maj dhe nuk ka pasur një gjuhë të përbashkët për zgjatjen e saj.

Për më tepër ishin 4 muaj që nuk po paguhej nga kryesia, gjë e cila duhet të mbyllet sa më parë. Por kjo histori i përket së shkuarës dhe Jonuz është larg Vllaznisë. Në kohën që ka qenë pjesë e skuadrës ka pasur edhe simpatinë e tifozëve që nuk kanë ngurruar ta përgëzojnë, duke ditur njëkohësisht edhe ambientin e vështirë ku po punohej. Në një intervistë për mediat maqedonase Jonuz ka folur shkurtimisht edhe për të ardhmen e tij.

“Do të më pëlqente që të kthehesha në futbollin e Maqedonisë, por vetëm nëse një klub ka një projekt serioz për mua. Kam shumë oferta nga Lindja e Mesme dhe klube serioze në Qipro dhe Shqipëri. Oferta që kam marrë nga Irani është gjithashtu shumë serioze. Por le të presim njëherë për fundin e kësaj pandemie dhe pastaj të vendosim”, u shpreh Jonuz. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *