E FUNDIT/ Shumë zhurmë për asgjë! Lajmi fantastik për futbollin, dalin përgjigjet e testeve te Tirana

Shumë zhurmë për asgjë! Menjëherë pas rastit të parë pozitiv me Koronavirus në futbollin shqiptar, që do të ishte lojtari i Bylisit, Qardaku, u krijua jo pak panik. E gjithë skuadra ballshiote i’u nënshtrua testit dhe askush nuk doli pozitiv.

Por pavarësisht kësaj disa persona tentuan që ta bllokonin zhvillimin e ndeshjes me Tiranën. Kur dështuan në këtë mision, nisën të tjera pengesa, duke detyruar bardheblutë që të mos zbrisnin në fushën e lojës deri në një njoftim të dytë.

Pas gjithë kësaj rrëmuje që erdhi nga Instancat Shtetërore, bardheblutë e kanë kryer testimin për të parë ndonjë rast infektimi të mundshëm për Koronavirus. Por të gjithë kanë rezultuar negativ dhe ky është një lajm fantastik për futbollin shqiptar pasi do të mbyllet normalisht dhe nuk do të ketë pengesa siç u paraqitën në ditën e djeshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online