“Kam më shumë liri këtu”/ Mbape provon stolin 9 ditë pas deklaratës, ia zë vendin 20-vjeçari i PSG-së

“Kam më shumë liri këtu”, do të shprehej Kilian Mbape pas suksesit me Francën gjatë grumbullimit me Kombëtaren. Por vetëm 9 ditë pas deklaratës, sulmuesi francez pritet të provojë stolin te PSG-ja. “RMC Sport“ raporton se trajneri Galtier planifikon të hedhë nga minuta e parë treshën Mesi-Nejmar-Ekitike.

Ky i fundit do të bëjë debutimin e tij në Francë në përballjen kundër Nisës. 20-vjeçari shihet si një talent premtues dhe të dielën në mbrëmje me shumë mundësi do të ketë rastin të tregojë se sa vlen. Ende nuk dihet nëse vendimi i trajnerit ka ardhur pas deklaratës së Mbapesë, apo për t’i dhënë 23-vjeçarit pushim pas ndeshjeve me Kombëtaren./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online