Vrasja e Michalis Katzouris, tifozit të AEK, është kthyer në fjalë të parë në mediat sportive në Europë. Tifozët e Dinamos së Zagrebit shkuan në Athinë dhe krijuan një kaos në ndeshjen që duhej t’i përkiste vetëm fushës së blertë.
Media greke “Neësbomb” ka zbuluar planin e tifozëve të Dinamos së Zagrebit dhe mënyrën sesi mbërritën në Greqi. Ata kaluan nga Shqipëria për të hyrë në Greqi. Punojësit e policisë në pikën kufitare të Kakavijës kanë vërejtur një numër të madh të makinave që vinin nga Kroacia dhe të gjithë ishin në moshë të re.
Për këtë rast të pazakontë, ata kanë njoftuar menjëherë autoritetet e Athinës, duke i dhënë udhëzime dhe duke i kërkuar që t’i kontrollojnë makinat. Kontrolli është bërë në Greqi dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Kjo dëshmon se tifozët e Dinamo Zagreb janë ndihmuar nga tifozët e Panathinaikosit për të marrë shkopinjtë dhe armët e tjera vetëm pasi arritën në tokën greke. /Sport Ekspres/