“Kallaku është pasardhësi im”, Demollari tregon Kombëtaren: Më e mira po vjen, Rejës duhet t’i themi…bravo!

Sukses, festë dhe shpresë! Kjo ishte Shqipëria e Ligës së Kombeve që arriti të mbyllte detyrën dhe objektivin e saj për të qenë në vendin e parë të një grupi. Për të qenë të sinqertë me vetveten, nuk ndodh shpeshherë një gjë e tillë. Shpresa për të ardhmen është edhe më e madhe vetëm duke parë prurjet e shumta dhe rinovimin e Kombëtares, me futbollistë që janë të njohur edhe në Europë.

Ndërkohë në një intervistë për “Ora Neës”, një nga ikonat e futbollit shqiptar, Demollari, ndjek të njëjtën linjë për Kombëtaren. “Më e mira është duke ardhur”! Kur pyetet në lidhje se cilin prej lojtarëve “e bekon” si pasardhësin e tij, gishti drejtohet tek Sherifi.

“E kemi nisur si favorit Ligën e Kombeve dhe duke parë ecurinë, krahas ndeshjeve jo të mira, erdhëm duke e ngritur nivelin e lojës. Në fund erdhi edhe suksesi që të gjithë e prisnim duke marrë vendin e parë në grup. Ishte një sukses për të gjithë futbollin shqiptar, një sukses për Kombëtaren dhe tani do të vendosim në një vazo më lart. Kombëtarja u paraqit e rinovuar në bazë të projektit “Reja”.

Kemi pasur edhe shumë prurje si Kallaku, Broja, Kumbulla, Cepele dhe emra të tjerë. Kështu u tregua se ekipi kombëtar do të jetë grup që do të pretendojë shumë në të ardhmen.  Konkurrenca është gjithmonë progres dhe kjo është meritë e Federatës, sektorit të përzgjedhjes te Kombëtarja. Prurjet kanë qenë të mira edhe nga moshat. Puna bëhet në grup dhe të gjithë që janë pranë Rejës kanë meritat e tyre për këto prurje të shumta. Pra ishte një bashkëpunim mes stafit teknik dhe Federatës. Ka pasur shumë thirrje të futbollistëve të rinj e deri te Hoxhallari që do të debutonte me Shqipërinë.

Më e mira do të vijë padyshim pasi puna është shumë profesioniste. Sa i përket trajnerit Reja, të gjithë e dimë se kush është ky teknik dhe ekipet që ka drejtuar në karrierë. Ka filozofinë e vet të lojës për skemën e shumë përmendur dhe kur trajneri varet nga rezultatet. Objektivi i Shqipërisë u arrit dhe për këtë meriton një “Bravo”.

Lojtar që spikat më shumë për të ardhmen? Futemi pak edhe në rolin e fantazistit për momentin, unë veçoj Sherif Kallakun. Një lojtar kyç për të ardhmen është edhe Broja, pa harruar mbrojtjen me Kumbullën dhe Cepelen. Gjithmonë do të kemi lojtarë që do t’i kemi për të ardhme të mirë. Pasardhësi im te Kombëtarja? E thashë edhe njëherë që duke u futur pak në atë rolin e fantazisë, Sherif Kallaku”, u shpreh Demollari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online