FOTO/ Vështirësitë që s’provojnë më të fortët, Edon Hasani kthehet sërish në Tiranë

Vështirësitë janë gjithmonë që të s’provojnë më të fortët! Një prej këtyre rasteve është edhe i Edon Hasanit, futbollisti që i shtonte klasin Superiores dhe e bënte ndeshjen më të bukur për sytë e publikut. Shkodrani ka lënë gjurmën e tij kudo ku ka shkuar, ndërsa eksperienca e fundit në Shqipëri do të ishte tek Tirana.

Disa dëmtime që e kanë penguar për të shprehur aftësitë e tij dhe duke u vendosur si një pengesë serioze në karrierë. Por Hasani ka treguar përgjatë gjithë kësaj kohe se arrin që t’i kalojë me sukses ato. Një tjetër rast për të treguar vendosmërinë e tij është edhe ky aktuali. Hasani do të firmoste një kontratë 3-vjeçare me ekipin e Ankara Keciorengucu në Turqi. Por kjo aventurë nuk nisi sipas dëshirave të lojtarit pasi dëmtoi rëndë gjurin dhe duhej t’i nënshtrohej operacionit.

Tashmë Hasani ka mbërritur në Shqipëri për të vazhduar me pjesën e riaftësimit, duke nisur stërvitjen në palestër. Më pas do të vazhdohet me vrapimet në fushën e lojës dhe pritet që të jetë gati për të dhënë kontributin e tij në muajin shkurt si protagonist në fushën e lojës. E sa i përket ekipeve në Superiore, padyshim që gjithkush do të donte që të kishte luksin për të pasur në skuadër kualitetet e Hasanit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online