“Flasin disa që nuk marrin vesh fare nga futbolli”, Gjici ndez Superioren: Kukësi do ketë rezultate të frikshme

Kukësi është një ndër ekipet që ka ndryshuar më tepër në organikë përgjatë fundit të sezonit që lamë pas dhe fillimit të këtij kampionati të ri. Verilindorët nuk mund të marrin rezultatet e dëshiruara që në takimet e para, por me një trajner si Skënder Gega premtojnë shumë për të ardhmen.

Mbi këtë temë ka folur edhe presidenti i Kukësit, Safet Gjici. Në bazë të asaj që raportohet nga “Report TV”, nuk mungojnë edhe kritikat mbi analistët që nuk marrin parasysh nisjen e këtij sezoni nga verilindorët, për vetë mënyrën sesi janë krijuar për të garuar.

“Unë mendoj se ekipi do të vijë në rritje gjatë çdo jave të kampionatit dhe besoj se do të kemi rezultate të frikshme deri në fundin e kampionatit. Por nuk i kuptoj disa që nuk marrin vesh fare nga sporti dhe flasin në tym, madje edhe disa analistë. Nuk priteshin rezultate që në ndeshje të parë në një skuadër që është krijuar rishtazi. Kemi shumë emra të rinjë, në kuptimin që janë të rinjë te Kukësi pasi kanë shumë eksperiencë”, u shpreh Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online