Kategoria Superiore do ta luajë javën e shtatë këtë mesjavë, duke qenë se më pas do të nisë dhe grumbullimi i Kombëtares. Sërish ndeshjet do të jenë të shtrira në dy ditë dhe në tre fasho orari të ndryshme.
Pa diskutim vëmendja do të jetë tek ndeshja më e fortë e kësaj jave, ajo që do të zhvillohet në Korçë mes Skënderbeut dhe Kukësit. Kampionët dhe nënkampionët do të matin forcat të enjten në orën 19:45 në një sfidë mjaft interesante që në edicionet e fundit është luajtur gjithnjë për titull.
Katër sfidat e tjera janë programuar që të zhvillohen ditën e enjte. Në mesditë, në orën 15:45 do të luhen tre takime paralelisht. Kamza do të sfidojë Luftëtarin në Gjirokastër, ndërsa Tirana do të vizitojë Kastriotin. Laçi i pamposhtur do të mirëpresë në shtëpi Flamurtarin. Në mbrëmje, saktësisht në orën 18:45 do të jetë radha e Partizanit dhe Teutës që të zbresin në fushë.
JAVA E SHTATË
E mërkurë, ora 15:45
Stadiumi “Gjirokastra”
Luftëtari – Kamza
E mërkurë, ora 15:45
Stadiumi “Laçi”
Laçi – Flamurtari
E mërkurë, ora 15:45
Stadiumi “Redi Maloku”
Kastrioti – Tirana
E mërkurë, ora 18:45
Stadiumi “Selman Stërmasi”
Partizani – Teuta
E enjte, ora 19:45
Stadiumi “Skënderbe”
Skënderbeu – Kukësi