Kalendari i Superiores, të mërkurën shorti për sezonin 2018-2019

Të mërkurën do të përcaktohet edhe kalendari i Kategorisë Superiore. Në orën 11:00 në ambejntet e FSHF-së do të hodhet shorti për edicionin e ri futbollistik.

Kalendari ishte parashikuar të përcaktohej prej fillimit të kësaj jave, por problematike mbetet situata e skuadrave pa stadium. Ashtu si ka ndodhur në mënyrë të përsëritur në vitet e fundit, edhe në këtë sezon dy nga 10 klube nuk kanë stadium në qytetin e tyre.

Pas një sezoni me polemika dhe konfirmime për gjendjen e rënduar të “Zeqir Ymerit”, Kukësi do të kërkojë një shtëpi të re, ndërsa pa stadium është edhe ekipi i Kastriotit, i rikthyer në Kategorinë Superiore.

Në varësi të miratimeve për stadiumet që këto dy skuadra kanë propozuar dhe do të dorëzojnë kontratat, Federata Shqiptare e Futbollit do të hedhë edhe shortin për sezonin 2018-2019. Aty ekipet pa stadiume do të trajtohen në mënyrë specifike, për të evituar përplasjet e ekipeve që luajnë larg stadiumeve të tyre me skuadrat që i kanë në zotërim impiantet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *