Nëse u habiti festa franceze, shikoni çfarë bëhet në Zagreb!

Si rrallë në historinë e Kroacisë, sheshi kryesor i Zagrebit, Ban Jelaçiç, është mbushur tejpërtej. Gjithçka për të nderuar heronjtë kroatë, sepse në orën 16.30 do të paraqitet në shesh kombëtarja kroate, nënkampione e botës pas finales së humbur ndaj Francës.

Me mijëra njerëz kanë mbushur sheshin disa orë para paraqitjes së kombëtares, ndërsa ushtria kroate është pjesë e festës, sepse dy avionë MIG do të kalojnë mbi qendrën e Zagrebit dhe i gjithë spektakli do të xhirohet nga lart, me një flamur gjigant që do të fluturojë mbi Zagreb nga një helikopter i ushtrisë.

Do të jenë rreth 250 televizione nga e gjithë bota që do të transmetojnë eventin live, me rreth 60 kamera të vendosura në sheshin e Zagrebit dhe 30 kamera në aeroport, për të pritur heronjtë e Daliçit.

Pritet të jenë më shumë se 100.000 persona në shesh, shifër e pabesueshme, çka flet qartë për arritjen e pabesueshme të një shteti kaq të vogël!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online