Gjysma e kampionatit do të mbyllet të dielën e ardhshme, me skuadrat që do të luajnë fundjavën e ardhshme takimet e fundit për vitin 2018. Ndryshe nga sa ka ndodhur më parë, të premten do të zbresin në fushë katër skuadra.
Kamza do të presë Skënderbeun në orën 14:00, ndërsa pak orë më vonë, saktësisht në orën 17:00 do të jetë radha Tiranës që të sfidojë Flamurtarin, në një përballje mjaft interesante.
Edhe e shtuna do të pasohet sërish me dy ndeshje të tjera mjaft interesante. Partizani kampion dimrit, do të sfidojë Luftëtarin në Gjirokastër, ndërsa sfidë akoma më interesante duket ajo mes Teutës dhe Laçit.
Viti do të mbyllet me ndeshjen e Kukësit, që me shumë gjasa do të presë në Kamzë Kastriotin e vendit të fundit.
JAVA E 18-TË
E PREMTE
14:00 | Kamza – Skënderbeu
17:00 | Tirana – Flamurtari
E SHTUNË
14:00 | Luftëtari – Partizani
17:00 | Teuta – Laçi
E DIEL
14:00 | Kukësi – Kastrioti