Elton Kale vijon ta ndjekë Flamurtarin në tribunë dhe të stërvitet me vlonjatët, por ende nuk po i jepet mundësia të aktivizohet. Gjyqi me Kukësin në FIFA ende nuk është zhvilluar dhe braziliani mbetet në pritje të një përgjigjeje.
Pas ndeshjes me Luftëtarin, Kale i ka drejtuar një mesazh Federatës Shqiptare të Futbollit. Për “SportEkspres.com” ai thekson se duhet t’i jepet leja provizore dhe të luajë, pasi UEFA ka shumë çështje dhe do të duhet kohë derisa të merret vendimi për të.
“Nuk kuptoj përse Federata nuk më jep lejen provizore për të luajtur. FIFA ka shumë çështje deri sa të marrë një vendim për mua. Situata është shumë e thjeshtë: ka një kontrate autentike dhe një kontratë false. Në çdo vend tjetër do kisha luajtur me leje provizore, deri sa të merrej vendimi, dhe më pas do të procedohej për të dënuar fajtorin. Por si mund të shkoja unë te FIFA nëse nuk do të kisha të drejtë dhe me një kontratë false”, u shpreh Kale.