Elton Kale i befasoi të gjithë, pasi luajti një ndeshje mjaft të mirë, edhe pse kishte ë shumë se 4 muaj larg fushave të blerta. Braziliani foli pas ndeshjes për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, duke treguar këtë periudhë të gjatë jashtë fushave.
“Unë jam i lumtur që u riktheva të luaj. Nuk kam pasur dëmtime më parë, kam qenë në gjendjen time optimale. Nuk ka të bëjë me parat, por mua më gëzon fakti që jam në fushë dhe kjo më gëzon. Nuk ka rëndësi rezultati, por të jem në fushë”.
“Është e vështirë, por kemi dhe shumë ndeshje. Ne do të provojmë që të shkojmë në Europë. Është e vështirtë të flasim për titull, por duhet t’i marrim ndeshjen një e nga një dhe më pas do të shikojmë se ku do të arrijmë”.
“Është e vështirë ta shoh ndeshjen nga tribuna. Të stërvitesh çdo ditë dhe të mos luash. Është e vështirë për çdo lojtar. Nuk është e lehtë të rrish në tribunë. Është si magji kur zbret në fushë, duhet të japësh më të mirën tënde, për veten, për ekipin dhe për tifozët. Ne luajmë për tifozët dhe duhet të përligjim interesin e tij”.