Elton Kale kishte treguar për “Yahoo Sport” aventurën e tij në Shqipëri, ku kishte akuzuar folur për kontratat të cilat nuk ishin korrekte, por dhe më gjerë. Këtu mund të lexoni dhe prononcimin plotë të mesfushorit vlonjat.
Lojtari vetë nuk e kishte menduar se ajo intervistë do të publikohej dhe në vendin tonë, por mbrëmjen e djeshme, “SportEkspres.com” solli deklaratën e plotë të mesfushorit, duke servitut edhe në anglisht atë çka ishte shkruar nga një prej sajteve më të mëdha në botë.
Sot. Kale ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij, ku ka përgënjeshtruar që të ketë hedhur balë mbi FSHF-në. Çështë e vërtetat të njëjtin reagim me ka nxjerrë edhe faqja e Flamurtarit, çka nënkupton se lojtari ka dhënë llogari edhe në klub për këtë deklaratë.
“Çfarë është shkruar sot në portalet e ndryshme, ku unë kam folur për FSHF-në, nuk është aspak e vërtetë.
Unë kam folur në lidhje me klubin e Kukësit, që ka depozituar një kontratë të re, kur unë nuk kisha firmosur. Si një lojtar i lirë më pas unë firmosa me Flamurtarin. Kukësi ka bërë kërkesë që ta bllokonte këtë kalim,m ndërkohë që unë vijoja të stërvitesha me Flamurtarin.
Kam thënë që FSHF ka marrëdhënie të mira me Kukësin, Flamurtarin si dhe me klubet e tjera, pa bërë diferencime për askënd.
Fakti që u gjet një zgjidhje, konfirmon çfarë unë kam thënë për bashkëpunimin mes palëve.
E ndjej të rëndësishme që t’i kërkoj falje opinionit publik, për përkthimin e gabuar që mund të ketë prekur dikë”.