Kaja e ka mbyllur me Livigstonin, anglezët kanë një plan për të

0

Janë disa lojtarët e kombëtares që pritet të ndryshojnë ambient gjatë këtij muaji. Njëri prej tyre është anësori i djathtë Egli Kaja. Gjatë pjesës së parë të sezonit ishte i huazuar te Livigstoni në Angli.

Aty hapësirat nuk i pati të shumta dhe pritet që tanimë të ndryshojë skuadër. Momentalisht Kaja është nën kontratë me skuadrën angleze të Uimbëlldon.

Lojtari i kombëtares shqiptare nuk ka qenë i grumbulluar me skuadrën angleze ndeshjen e fundit, çka tregon se pritet të ndryshojë ekip. Kaja kërkon të luajë në një kampionat me të fortë dhe menaxherët e tij po punojnë për të bërë lëvizjen e duhur për lojtarin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.