Geri Kahill luan me Çelsin që nga janari i vitit 2012, por ky mund të jetë sezoni i fundit me këtë ekip. 33-vjeçari nuk është një prioritet i Mauricio Sarrit dhe qendërmbrojtësi është gati për t’u takuar me trajnerin. Për të diskutuar për të ardhmen e lojtarit.
Kahill nuk dëshiron të largohet nga Çelsi, por nëse trajneri italian do i konfirmojë faktin që ai nuk është në planet e tij, atëherë, Kahill do të zgjedhe një ekip tjetër për të vazhduar karrierën.
“Është akoma herët për të folur, por nëse gjërat nuk do të ndryshojnë deri në janar, mund të vendos të largohem. Kam respekt maksimal për të gjithë dhe raport të mirë me tifozët dhe klubin, por ndonjëherë ndodh që duhet të marrim vendime të dhimbshme.”
“Gjëja më e rëndësishme është që skuadra të ecë mirë, siç po ndodh tani. Në këto raste ata që nuk luajnë si unë, duhet të pranojnë realitetin, por duhet të mendoj dhe për të ardhmen. Kam qenë protagonist për 6-7 vite, kam fituar gjashtë trofe dhe kam qenë kapiten në sezonin që kemi fituar titullin e fundit. Situata aktuale është e vështirë të pranohet dhe nuk mendoj se mund të vazhdoj në këtë mënyrë deri në fund të sezonit.”
“Jam kthyer pas pushimeve më vonë se shokët e mi të të njëjtit rol (Kristensen, David Luiz, Rudiger), sepse shkova më larg në Botëror. Fillova stërvitjen një javë para fillimit të kampionatit dhe e prisja të luaja pak në fillim, sikurse e di që nuk është e thjeshtë të perceptosh idetë e trajnerit të ri.”
“Jam krenar për karrierën që kam zhvilluar, por karriera e një futbollisti është e shkurtër. Unë ndihem mirë, po stërvitem pa problem, por duhet të gjejmë një zgjidhje. Nuk kam folur akoma me Sarrin, por do e bëj së shpejti dhe do të analizojmë situatën. Jam i sigurtë që deri për Krishtlindje do e kemi vendosur se çfarë do të bëjmë”, përfundon mbrojtësi për “The Mirror”.