Kafu: Milani-Roma “X”, “keqardhje” për Totin e Maldinin me kollare

Braziliani Kafu ka luajtur si për Romën ashtu dhe për Milanin dhe normalisht në prag të sfidës mes dy ish-skuadrave të tij nuk mund të qëndronte pa komentuar. Në fillim ish-ylli brazilian thekson në intervistën pë “La Gazzetta Dello Sport” : “Nëse vishni fanellat e këtyre dy skuadrave duhet të dini që pretendimet janë për titull, siç ndodhi me mua kur isha pjesë e këtyre dy skuadrave”.

11 sezonet në Itali nuk janë pak dhe paraqitjet e tij kanë qenë gjithnjë në nivele shumë të larta. Kafu është 48 vjeç dhe është një nga ambasadorët e FIFA-s dhe UEFA-s. Kafu prek shumë tema, ku më interesantet janë ato për miqtë e tij që sot kanë poste drejtuesish.

Sipas jush lojtarët e pozicionit tim kanë dalë nga moda?

Në fakt është një moment i dobët për ata që luajnë në pozicionin ku kam luajtur unë. Përveç Marselos dhe Karvahaj unë nuk mund të gjej shumë emra.

Botërori pa Italinë…

Ishte vetëm një rast dhe jam i bindur se duke nisur që nga sezoni i ardhshëm Kombëtarja juaj do të jetë agresive më shumë se kurrë me forcën e të rinjve. Edhe Brazili nuk është se më ka gëzuar shumë. Në futboll nuk vlejnë individët nëse nuk ke një grup të fortë.

Nuk duhet të hapim ato plagë, të flasim për Milan-Roma…

Kam shumë kujtime të çmenura në kohën kur luaja në Itali. Kam pasur shumë shokë brazilain si në Romë ashtu dhe në Milano.

Alison…

Pa diskutim që për mua është një nga portierët më të mirë në botë dhe unë e kuptoj që lëvizja e tij është bërë nga një ofertë më e mirë financiare.

Leonardo në postin e një drejtuesi tek Milani…

Nuk kam folur shumë me të, por kam shuam respekt. Edhe Kaka është një fytyrë që ka lidhje të ngushtë me tifozët, edhe pse nuk ka ende një rol të qartë.

Rikthimi i emrave të mëdhenj në skuadrën zikaltër…

Sigurisht që është diçka shumë e mirë. Njerëz si Maldini nuk mund të qëndrojnë larg futbollit për kaq shumë kohë.

Gatuzo në rolin e trajnerit…

Rino trajner është diçka që unë duhet të mësohem, pasi më duket vërtetë e çuditshme, edhe pse jam shumë i lumtur për të, ashtu si dhe për Di Françeskon.

Vërtetë?

Po, shpresoj që Milani dhe Roma të ndahen në një barazim, por kjo nuk duhet të jetë një justifikim për të mos pretenduar titullin.

Juventusi duket një hap para…

Me Cr7 në ekip, diferencat me skuadrave bëhen më të mëdha, diçka që e kam të qartë. Edhe pse është diçka reale, nuk mund të fillohet një kampionat pa e ëndërruar titullin dhe as nuk mund të fitohet. Të gjitha ekipet e mëdha duhet të kenë besim dhe vullnet për të arritur tek suksesi.

Nuk mendoni që të bashkoheni në radhët e drejtuesve të Milanit apo jo?

Jo, jo, ka kohë (qesh). Unë e kam vendin tim në futboll, si Ambasador i FIFA-s dhe UEFA-s. Unë e ndjek gjithnjë Seria A. Kur të shoh Maldinin dhe Totin me këmishë dhe me kollare do të jetë një goditje e madhe në zemër për mua.

Pse?

Sepse do të thotë që tani jemi bërë pleq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online