Kaçe: Ishim të pafat, mos harroni si e nisëm

Ergys Kaçe luan edicionin e tij të dytë te skuadra e Panathinaikos. Në ndeshjen me AEK-un, korçari zbriti në fushë në minutën e 63-të, por skuadra e tij nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0. Pas ndeshjes, lojtari i Kombëtares kuqezi ka folur për mediat greke, duke treguar se skuadra e tij është në rritje, por mbi të gjitha është e rëndësishme që skuadra po plotësohet, duke vënë në dukje se dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë aspak.

“Ndjejmë keqardhje për rezultatin, pasi kishim disa mundësi të mira shënimi, por që nuk i shfrytëzuam. Mund ta kishim fituar këtë ndeshje. Më vjen mirë që me skuadrën po bashkohen lojtarët që nuk kanë qenë të disponueshëm në fillim të edicionit, pasi duhet të kujtojmë në çfarë situate e nismë sezonin.

“Harmonia në skuadër është e mirë dhe kjo gjë falë djemve që janë në ekip. E kem reflektuar dhe në fushë diçka të tillë, por në ndeshjen me AEK-un ishim të pafat, pasi them se duhet ta kishim fituar këtë ndeshje.”

“Ne jemi Panathinaikos dhe kudo që shkojmë kërkojmë të fitojmë. Edhe djemtë e rinj po rriten dhe mund ta ndihmojnë skuadrën. Kemi një skuadër me lojtarë cilësor dhe nëse vazhdojmë të punojmë shumë bo bëjmë mirë në të ardhmen”.

Pas 9 javësh Panathinaikos ka grumbulluar 14 pikë dhe ndodhet në vendin e gjashtë. Kaçe është aktivizuar në vetëm 4 ndeshje, në total 152 minuta. Me AEK-un luan dhe Astrit Ajdareviç, por në ndeshjen e fundit 28-vjeçari nuk ishte as në stol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *