Dha dorëheqjen nga futbolli, një legjendë si Bufon i drejtohet një tjetre: Kasijas, pa ty do kishte më pak kuptim

Një legjendë si Iker Kasias i dha lamtumirën përfundimtare futbollit ditën e sotme. Portieri spanjoll ka lënë pas një gjurmë të madhe në historinë e futbollit, duke qenë një nga më të mirët në rolin e tij. Pesë trofe të La Ligas dhe 3 të Champions League janë ngritur nga ish-lojtari i Realit të Madridit me galaktikët.

Një konkurencë e fortë ka qenë me një tjetër emër të madh në portë si Xhanluixhi Bufon, që vazhdon të shpërfillë moshën dhe të luajë me Juventusin. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, gardiani italian përshëndet Kasijasin në dorëheqjen nga futbolli, duke vlerësuar figurën e tij dhe atë çfarë i ka dhuruar këtij sporti përgjatë viteve. “Pa ty, gjithçka do kishte më pak kuptim”, janë fjalët që një legjendë i tejçon një tjetre, pavarësisht konkurencës që kishin në fushë.

“Thonë se konkurrenca na bën më mirë se të tjerët, por jo perfekt përballë vetes sonë. Ndoshta ky kërkim i kotë i përsosmërisë është ajo që na bëri ne që jemi. Faleminderit Iker, pa ty, gjithçka do të kishte pasur më pak kuptim”, shkruan Xhanluixhi Bufon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online