Ka qenë te Interi dhe Skënderbeu, Stojkov firmos në Maqedoni me klubin e 17 në karrierë

Sulmuesi 36-vjeçar, Ajco Stojkov, ka një karrierë shumë të larmishme dhe të veçantë. Që në moshë të vogël pati fatin që të ishte pjesë e të rinjëve të Interit, por pa mundur të gjejë dot hapësirën në ekipin e parë.

Zikaltërit nuk hoqën dorë menjëherë nga ky lojtar, duke e dërguar në shumë huazime. Megjithatë aftësitë e Stojkov nuk ishin aq premtuese sa për të bërë diferencën dhe për të luajtur me ekipin e njohur italian. Në këto kushte Interi e shiti këtë futbollist në vitin 2006 te Partizani i Beogradit. Gjatë vitit 2015 do të afrohej te Skënderbeu, atje ku realizoi edhe tre gola me fanellën e korçarëve.

Pavarësisht se është në moshën 36-vjeçare dhe luan si sulmues, Stojkov nuk ka ndërmend ta mbyll karrierën. Së fundmi ai ka veshur fanellën e 17 në karrierë që i përkasin ngjyrave të ndryshme, së bashku me huazimet, duke kaluar te ekipi në ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut, Osogova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online