Bajram Jashanica ka qenë gjithmonë në kulmin e historisë së shqiptarëve. Mbrojtësi 31-vjeçar e ka provuar dy herë eksperiencën në grupet e Europa League, teksa ka qenë pjesë e Skënderbeut. Në fillim në sezonin 2015-2016 dhe më pas në atë 2017-2018.
Tashmë Jashanicën e presin emocione të reja, pasi do të rikthehet sërish në grupet e Europës. Këtë herë në Conference League si pjesë e Ballkanit që arriti të shkruante historinë në futbollin e Kosovës. /Sport Ekspres/