Nuk flitet më për futboll! Lojtarët e Tiranës ishin të pafuqishëm për të vazhduar lojën, derisa mbërriti lajmi i mirë për shokun e tyre

Tirana e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Egnatias në shifrat 0-1, teksa Sherif Kallaku realizoi golin e parë te bardheblutë. Por më shumë se rezultati, vëmendjen kryesore në këtë takim e ka marrë Qefalia. Ky i fundit ka pasur një përplasje kokë më kokë me lojtarin kundërshtar që e ka rrëzuar në fushë të gjakosur.

Ambulanca ka ardhur menjëherë dhe e ka dërguar futbollistin në spital. Lojtarët e Tiranës kanë qenë të tronditur nga pamja që iu ofrua dhe ndeshja u ndalua për 10 minuta. Delegati dhe vëzhguesi i takimit kanë bindur futbollistët që të rifillonin ndeshjen, ndërsa ata të Tiranës që pritën deri në momentin kur mbërriti lajmi se Qefalija është përmendur në spital. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online