VIDEO/ Balotelli nuk ndryshon kurrë, përplasja me trajnerin e ekipit të tij bën xhiron e Europës

Mario Balotelli ka bërë një skandal të ri. Ai ka qenë në qetësi për një kohë të gjatë, por tani vendosi të bënte sërish një skandal. Që një trajner të sulmojë lojtarin e tij ka ndodhur disa herë në historinë e futbollit, por që ai ta bëjë këtë pas triumfit të skuadrës së tij është ndoshta e padëgjuar.

Pavarësisht se Adana Demirspor arriti të mposht 1-0 Umraniyesporin, Balotelli u kujdes që të flitej më shumë për të sesa për fitoren e skuadrës. Pasi arbitri mbylli ndeshjen, Vincenco Montella sulmoi ashpër Balotellin dhe ishte gati të merrej fizikisht me sulmuesin italian. Balotelli njihet për faktin se i pëlqen të provokojë dhe këtë herë i ka kushtuar shtrenjtë sepse me siguri do të pezullohet në ndeshjet e ardhshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online