“Ka që pinë më shumë se unë por nuk i shohin”, Naingolan hap debate: Nuk ka problem të pish cigare, më kanë dëmtuar moralistat

Raxha Naingolan është kthyer të luajë në qytetin e tij të lindjes, Antverp, pas një CV-je të pasur në Serie A. Futbollisti belg është vënë në qendër të vëmendjes për stilin e tij të jetësës, i cili ka shkaktuar debate në opinionin sportiv. Mesfushori 33-vjeçar është rrëfyer pak ditë më parë në një intervistë për “La Reppublica”-n, ku shkakton polemika me fjalët e tij.

“Nëse dikush është vonë, pi (alkool) dhe pi një cigare, nuk bën asgjë të keqe. Nuk jam shqetësuar kurrë për gjykimin e njerëzve. Ka futbollistë që pinë më shumë se unë, por e bëjnë në shtëpi dhe askush nuk i sheh. Përjashtim nga Kombëtarja? Në Belgjikë ka lojtarë të mëdhenj, por mentaliteti është i ndryshëm. Më ka dëmtuar gjykimi i moralistëve, sepse ata i besojnë çdo gjëje që u thonë pa e njohur personin. Pas përjashtimit të fundit, thashë mjaft”, ka rrëfyer Raxha Naingolan./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *