“Ka presione që do i zbuloj në fund”, Longo kritikon lojtarët: Bëjnë gabime fëmijësh, i dhamë topin për të shënuar

Teuta ka marrë një fitore spektakolarë mbrëmjen e sotme. Durrsakët “çmenden“ kundër Kukësit dhe si asnjëherë më parë për këtë sezon në “Abissnet Superiore“ arrijnë të shënojnë 4 gola në një ndeshje. 4-1 është rezultati i fiksuar pas vërshëllimës së trefishtë të Kridens Metës.

Rubin Hebaj ka shkëlqyer këtë mbrëmje, teksa mban firmën e 3 prej golave të realizuar. Ishte pikërisht shkodrani ai i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 12 me aën të një goditjeje me kokë pas ekzekutimit të një goditjeje këndi. Musta barazon në minutën e 36, por goli i tij do të shërbejë vetëm për statistikë. Hebaj e nis pjesën e dytë përsëri me festë, duke shkundur rrjetën në minutën e 52-të. Më vonë, në të 68-n, ishte Daci ai i cili mposhti Xhikën me një parabël.

Megjithatë rrebeshi i golave nuk do të përfundonte këtu, pasi Rubin Hebaj e dërgon përsëri topin në rrjetë në mintën e 84-t. Këtë herë nga pika e bardhë e penanlltisë. Shkodrani i jep kështu një fitore mjaft të rëndësishme Teutës dhe nxjerr nga Europa Kukësin, i cili tashmë renditet në vendin e 4-t, me pikë të barabarta me Partizanin. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Longo (Kukës): “Sot nuk mund të flas për 7 mungesat që kishim. Nuk është e drejtë për ta dhe për Kukësin. Problemi është se kur bënë këto gabime si fëmijë, është e vështirë. Nuk mund t’i japësh atyre topin për të shënuar. Këto janë gabime foshnjarake. Kemi humbur raste pas 1-1. Është një punë e bërë për 9 muaj dhe sot bëjmë gabime. Kjo ndodh kur duhet të mënaxhosh presionin e madh që ka në ekip. Që herën e parë kur erdha këtu u thashë: ‘Qetësohuni, qetësohuni. Ti marrim ndeshjet një nga një‘. Por jo të gjithë më dëgjuan. Ka presione nga mbrapa që nuk do i zbuloj deri në momentin e fundit. Kjo ndodh kur hedh hapin më të gjatë se këmba”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online